Lidhje

Një norvegjez dënohet nga Rusia për spiunazh


Një gjykatë ruse dënoi një shtetas norvegjez me 14 vjet burgim për spiunazh, pas një gjyqi me dyer të mbyllura.

Autoritetet ruse thanë se Frode Berg, inspektor kufiri në pension, u arrestua në Moskë në dhjetor 2017 pas një operacioni të shërbimit të sigurimit. Berg, 63 vjeç, u akuzua për spiunazh në lidhje me nëndetëset bërthamore të Rusisë.

Gjyqi u zhvillua pas dyerve të mbyllura në Gjykatën e Qytetit të Moskës për të shkak të natyrës secrete të çështjes.

Më 9 prill, prokurorja Milana Digayeva kërkoi që Berg të dënohej me 9 vjet burgim.

Prokurorja Digayeva tha se i akuzuari ishte kapur me dokumente që kishte marrë nga një punonjës i një objekti ushtarak - Aleksei Zhitnyuk - i cili ndiqej nga zbulimi rus.

Zhitnyuk u gjet fajtor për tradhti të lartë në dhjetor dhe u dënua me 13 vjet burg.

Avokatët e Bergut kanë thënë se ai pranoi të shërbente si ndërlidhës për zbulimin ushtarak të Norvegjisë, por se kishte pak njohuri për operacionin në të cilin merrte pjesë.

Një avokat tha se klienti i tij nuk do ta apelojë dënimin, por do të paraqesë një lutje për falje pasi vendimi të hyjë në fuqi.

I pyetur për një falje të mundshme për Bergun, presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se ai do të priste vendimin përpara se të shqyrtonte një lutje të mundshme.'

Mediat norvegjeze thanë se Berg kishte qenë inspektor kufiri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG