Lidhje

Një dokumentar i ri për rolin e reklamave tek filmat


Një dokumentar i ri për rolin e reklamave tek filmat
Një dokumentar i ri për rolin e reklamave tek filmat

Regjisori Morgan Spurlock hëngri për një muaj rresht në Mekdonalds për filmin e tij “Super size me”. Dokumentari i tij i ri “Pom Wonderful: The greatest movie ever sold”, i cili po ashtu satirizon shoqërinë tonë të konsumit, duke treguar se për të siguruar fonde për prodhimin e filmave, producenti duhet të përfshijë në film produktet e kompanisë financuese. Regjisori Spurlock tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se duke bërë këto lloj marrëveshjesh, producentët në fakt luajnë me integritetin e tyre:

Në dokumentarin e tij të ri, “Pom Wonderful, The Greatest Movie Ever Sold” Morgan Spurlock studjon nga afër reklamat për serialet televizive. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, ai tha se i lindi ideja për projektin e tij të ri, ndërsa pa serialin e tij të preferuar, “Heroes”.

“Në njërin nga episodet, Hajden Penetere, një nga vajzat që intrepretoi në shfaqjen e fundvitit, del nga shkolla, ditëlindja po i afrohet dhe i ati i thotë: “zemër, mami dhe unë krenohemi me ty”, ai fut dorën në xhep, duke nxjerrë prej andej çelësa makine, të cilat ja jep vajzës. Ato kanë markën Nissan Rogue. Vajza lumturohet dhe habitet nga kjo surprizë e bukur”.

Me humorin e që e karakterizon, regjisori Spurlock i merr me vete shikuesit në takimet me drejtorët e marketingut, për të siguruar financimet për filmin e tij më të fundit.

“Dua të bëj një film, ku të tregoj rolin që luan marketingu dhe reklamat për një film”, u thotë ai përfaqësusve të kompanive financuese.

Edhe pse Spurlock ofron t’i vendosë produktet e kompanisë në dokumentar, ai nuk arrin të marrë financim për filmin e tij.

“Ata më thanë: ‘Ju pamë se çfarë i bëtë Mekdonaldsit. Përse duhet të të ndihmojmë me fonde me filmin?’ Pra ishte një betejë e vështirë”.

Morgan Spurlock më në fund arrin të bëjë marrëveshje me një prodhues lëngjesh. Pasi ai nënshkori marrëveshjen me kompaninë e parë, edhe kompani të tjera e pasuan atë. Filmi është për të qeshur, por ai njëkohësisht zbulon çështjet e panjohura të marketingut bashkëkohor.

“Përfaqësuesit e marketingut të kompanive i bëjnë njerëzit t’u nënshtrohen grafive të trurit dhe u tregojnë pastaj reklamat. Shohin se si reagon truri i njerëzve ndaj tyre. Pastaj ata e ndryshojnë reklamën, që ajo t’i përshtatet pikërisht trurit, në reagimet ndaj frikës, dëshirës seksuale, e të tjera”.

"Ky është truri juaj, ku ndodh një aktivitet i jashtëzakonshsëm. A ndjetë se donit të pininit një Koka Kola pas një radiografie?"

Regjisori thotë se shumica e filmave i marrin një pjesë të fondeve nga reklamat. Ai thotë për shembull, se filmi i suksesshëm “Ironman” shfaqi më tepër se 100 produkte gjatë filmit. Por ai paralajmëron se marrëveshje të tilla mund të minojnë integritetin artistik të filmave.

“Fillon të merresh me studio dhe me rrjetet televizive dhe në fund të fundit këto kompani janë të pranishme në dhomën shkrimtarit. Ato të tregojnë se çfarë duhet të thotë dialogu”.

Regjisori Spurlock thotë se ai ka ruajtur kontrollin krijues të filmit. Ai nuk i shkurajon producentët e filmave nga marrëveshjet e rëndësishme me korporatat, përsa kohë që edhe ata bëjnë të njëjtën gjë: ruajnë nivelin artistik të filmit.

XS
SM
MD
LG