Lidhje

Një grup senatorësh amerikanë vizitojnë Kinën


Një grup senatorësh amerikanë vizitojnë Kinën
Një grup senatorësh amerikanë vizitojnë Kinën

Udhëheqësi i shumicës në senatin amerikan Harry Reid dhe 9 senatorë të tjerë u takuan sot në Pekin me zëvendës presidentitn kinez Xi Jinping dhe kreun e parlamentit kinez, Wu Banggio.

Ky grup është delegacioni më i madh zyrtar që ka vizituar Kinën. Pritet që bisedimet të përqëndrohen në çështjet e vështirësisë ekonomike dhe shtypjen që ushtron Kina ndaj disidentëve, që shihet në arrestimin e dhjetra juristëve dhe aktivistëve, mes tyre dhe artisti Ai Weiwei, i cili u ndalua javët e fundit. Senatorët janë gjithashtu të interesuar për përparimin e shpejtë të Kinës në zhvillimin e teknologjive të energjisë së pastër.

XS
SM
MD
LG