Lidhje

Një i ri saudit arrestohet në Teksas


Një i ri saudit arrestohet në Teksas
Një i ri saudit arrestohet në Teksas

Një i ri saudit është arrestuar në Teksas nën dyshimin se kërkonte të bombardonte objektiva në Shtetet e Bashkuara përfshi shtëpinë e ish presidentit George Bush.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se 20 vjeçari Khalid Ali-M Aldavsari, shtetas saudit u arrestuan dje vonë nën akuzën se tentoi të përdorte armë të shkatërrimit në masë.

Në një deklaratë të Departamentit të Drejtësisë thuhet se Aldavsari kishte bërë kërkime për objetivat dhe dyshohet të ketë blerë kimikate dhe pajisje të nevojshme për të ndërtuar bomba për të kryer një akt të dhunshëm.

Në deklaratë thuhet se hetuesit që gjurmuan aktivitetin e tij në internet përmes përdorimit të pajisjeve përgjuese njoftuan se ai kërkoi eksplozivë dhe shpesh i dërgonte mesazhe elektrinike vetes me informacionet që gjente. Departamenti i Drejtësisë thotë se në një e-mail të titulluar Shtëpia e Tiranit, radhitej shtëpia e ish presidentit Bush.

Aldavsari mund të përballet me burgim të përjetshëm në se gjendet fajtor. Ai do të dalë nesër para gjykatës.

XS
SM
MD
LG