Lidhje

Një lojë ndihmon nxënësit për të mësuar bazat e menaxhimit të financave personale


Një lojë ndihmon nxënësit për të mësuar bazat e menaxhimit të financave personale
Një lojë ndihmon nxënësit për të mësuar bazat e menaxhimit të financave personale

Në kohërat e trazuara ekonomike që po jetojmë, të kuptosh rëndësinë dhe menaxhimin e parasë është mëse e domosdoshme. Sistemi arsimor amerikan nuk po bën një punë të mirë për të shpjeguar nëpër shkolla sistemin bazë të financave. Studimet e fundit tregojnë se nxënësit e shkollave të mesme iu përgjigjën saktë vetëm gjysmës së pyetjeve bazë rreth aksioneve, letrave me vlerë dhe kartave të kreditit. Shpikësit e një loje tavoline shpresojnë se përpjekja e tyre mund të ndihmojë nxënësit e shkollave të mesme që të orientohen saktë, për sistemin financiar.

Shumica e fëmijëve të një shkolle në Nju Jork nuk kanë menduar asnjëherë për financat personale më parë. Por do të fillojnë të mendojnë që sot. Ata janë mbledhur rreth një tavoline në një zyrë të Departamentit për të Rinjtë dhe Zhvillimin e Komunitetit në Bashkinë e qytetit, gati për lojën e quajtur Nest Egg – Furriku i Vezës, e cila luhet duke hedhur një zar lojrash fati.

“Secili prej nesh do të hedhë zarin. Së pari do të analizoni se çfarë ndodh me një treg aksionesh...”

Zonja që shpjegon proçedurën e lojës quhet Erin Kanter, drejtuese e marketingut për lojën Nest Egg. Ajo luan rolin e bankieres në këtë lojë. Ja si funksionon loja: fëmijët formojnë skuadra të vogla. Çdo skuadër vepron si një këshillues financiar për një çift të ri imagjinar që duan të blejnë një shtëpi, të hapin një llogari kursimesh për shkollimin e fëmijëve, të planifikojnë të dalin në pension mbas 30 vitesh pa borxhe financiare. Varet nga lojtarët nëse do t’i ndihmojnë ata që të grumbullojnë kursime për të ardhmen dhe të realizojnë qëllimet e sipërpërmendura. Rrotullimi i zarit mud të sjellë një fat të madh e të papritur, por mund të sjellë dhe rrënim.

“Tregu i aksioneve ulet dhe ngrihet, dhe gjithçka, e vendosur në këtë treg është pjesë e lojës”.

Vladimir Fickner, një prej shpikësve të kësaj loje, është nga Republika Çeke. Ai dhe disa shokë të tij patën idenë e krijmit të lojës Nest Egg në vitin 1990. Mbas dekadash në komunizëm, ku shteti kujdesej për gjithçka dhe ku nuk kishte letra me vlerë apo treg aksionesh, qytetarët çekë papritur u përballën me një situatë ku duhet të dinin të menaxhonin paratë e tyre. Sot, loja Nest Egg luhet në qindra shkolla të Republikës Çeke si dhe nga bankierët stazhierë në bankën më të madhe të vendit.

Në Nju Jork, Departamenti i të Rinjve dhe Zhvillimit të Komunitetit po eksperimenton me këtë lojë. Nëse loja e sotme del me sukses, atëherë ajo mund të luhet në qendrat e hapura për periudhën mbas mësimit për nxënësit, dhe mundësisht në shkollat e mesme më vonë. Luis Osario e këtij Departamenti thotë se fëmijët që angazhohen në qendrat e komuniteteve mbas mësimit, vijnë kryesisht nga familjet e varfëra dhe kanë nevojë për orientim financiar...

Zoti Osario dhe kolegët e tij thonë se 40% e fëmijëve që kanë përfunduar shkollat publike në Nju Jork e që shkojnë më tej në universitet, e braktisin shkollën e lartë pas dy vitesh. Ata thonë se arsyeja për këtë statistikë shqetësuese është pjesërisht menaxhimi jo i mirë i parave:

Loja Furriku i Vezës është futur edhe në programin mësimor të një shkolle të mesme 3000 kilometra larg në Korpus Kristi në Teksas, ku Karol Loeb jep lëndën e ekonomisë në Shkollën King High. Ajo thotë se ishte e vëshirë për nxënësit të kuptonin koncepte për të cilat nuk kishin përvojë direkte. Por e gjitha kjo ndryshoi falë lojës Nest Egg. Ajo kujton një prej nxënësve të saj që ishte ngelës. Më pas klasa e tij nisi të lunate lojën...

“Kjo ishte hera e parë në gjithë semestrin që ai erdhi me dëshirë në klasë, ai mezi priste të vinte në klasë, ai erdhi dhe më tha se kishte menduar gjatë gjithë natës, se çfarë do të bënte, çfarë donte të investonte, dhe ishte krejtësisht i angazhuar”.

Në Nju Jork loja është drejt fundit...

Brendis Gonxales dhe shokët e skuadrës së saj donin të grumbullonin 300 mijë dollarë që çifti imagjinar t’i kishte kur të dilte në pesnion. Ata nuk e arritën dot këtë shifër, pasi patën një aksident me makinë dhe nuk kishin blerë sigurimin e duhur për të. Familja e tyre falimentoi financiarisht dhe ata duhet ta nisin nga zeroja.

Mbas kësaj loje, Gonzales thotë se pat bërë disa gabime gjatë lojës, por ajo mësoi prej tyre. Aasj i pëlqen që të përdorë njohuritë financiare për të ndihmuar nënën e saj që është vejushë e që punon si ndihmës mjeke...

“Unë kam parë se sa probleme shkaktojnë paratë, dhe kurrë nuk kam menduar se si bonot e thesarit mund të shërbejnë si ndihmë, ose se investimet mundësojnë shtimin e parave”.

Ajo thotë se nuk ka diskutuar më parë me nënën për paratë, por shton se tashmë ka ardhur momenti për të bërë një bisedë të tillë.

XS
SM
MD
LG