Lidhje

Një tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re


Zelanda e Re përjetoi një tërmet i fuqishëm që shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike dhe dëme të mëdha infrastrukturore, por pa shënuar viktima.

Zyrtarët thanë se tërmeti me fuqi 7.1 ballë Rihter tronditit qytetin e Krajsçërçit në Zelandën e Re pak përpara agimit të ditës sotme. Tërmeti që goditi qytetin e dytë më të madh të vendit shkaktoi panik tek banorët të cilët dolën nëpër rrugët e qytetit.

Tërmeti shkaktoi shkatërrimin e linjave nëntokësore të gazit, ujit dhe kanaleve të ujrave të zeza. Lëkundjet e fuqishme kanë dëmtuar urat dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe linjat e telefonit.

Deri tani janë njoftuar dy raste të plagosurish në gjendje serioze.

Autoritet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në Krajstçërç me ndalim qarkullimi në qendrën e qyteti të mbushur me rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

XS
SM
MD
LG