Lidhje

Një vit që nga fillimi i kryengritjes në Siri


Sot mbushet një vit që nga fillimi i kryengritjes kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad, forcat e të cilit nuk kanë shfaqur shenja zbutjeje të ofensivës në qytete që kanë qenë baza kryesore të opozitës.

Mijëra vetë me flamuj dhe fotografi të presidentit u mblodhën në kryeqytetin Damask për një tubim pro Assadit.

Mbështetja vjen një ditë pasi forcat qeveritare morën nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit verior të Idlibit dhe ndërmorën aksionin më masiv prej disa muajsh në qytetin jugor të Daraa-s, që kryengritësit e quajnë “vendlindja e revolucionit”.

Turqia tha sot se 1 mijë refugjatë kishin hyrë në vend duke kaluar kufirin nga Siria, në një hark kohor prej 24 orësh duke e çuar numrin e përgjithshëm të refugjatëve sirianë atje në 14 mijë.

XS
SM
MD
LG