Lidhje

Fondi i New York Times për të varfërit


Çdo sezon festash që prej vitit 1911, Fondi për Rastet më në Nevojë i gazetës New York Times ka publikuar profile të shkurtër të banorëve të Nju Jorkut, që janë ndeshur me vështirësi si pasojë e varfërisë, drogimit, sëmundjes ose thjeshtë fatit të keq. Gazeta ka kërkuar kontribute nga lexuesit për të ndihmuar njerëzit në nevojë nëpërmjet disa agjencive donatore.

Edhe një shikim i shkurtër nga dritarja e zyrës së Michael Golden, i cili administron Fondin për Rastet më në Nevojë i New York Times, pasqyron një qytet që ka ndryshuar shumë në 102 vjetët që kur botuesi Adolph Ochs ((OX)) krijoi jozyrtarisht fondin, duke i ofruar një lypësi punë në gazetë.

"Ky fond është shumë i dashur për ne sepse Nju Jorku është një qytet kontrastesh mes mundësive të mëdha dhe kushteve të vështira të jetesës".

Zoti Golden thotë se spektri i njerëzve të ndihmuar nga fondi gjatë dekadave të fundit është zgjeruar për të përfshirë në të njerëz të klasës së mesme dhe ata që përpiqen të jenë pjesë e saj.

"Njerëz që pa pritur ndeshen me një vështirësi që mund të ndryshojë keqas jetën, që ata kanë bërë për një kohë të gjatë".

Pas një farë suksesi si një prej pionerëve të Hip-Hop-it në Nju Jork, "LA Sunshine" për shumë vjet bënte një jetë me depresion, abuzim drogash dhe në vetmi, megjithatë po ndërtonte një jetë për vete në fushën e zhvillimit të të rinjve. Pa pritur ai u gjend në ata që e ai quan “avalanç” problemesh financiare, përfshirë edhe një faturë prej 35 mijë dollarësh për mos pagimin e suportimit të fëmijës së tij.

Sunshine nuk mund te paguante qiranë për muaj të tërë, por si i pastrehë u shpëtua nga Shoqata e Ndihmës për Fëmijët. Ai është mirënjohës për ndihmën, megjithëse ai thotë se kritikohet shumë nga komuniteti i Hip Hop-it, i cili krenohet me moton e tij "suporto vetveten".

"Përse duhet të jem kaq i sinqertë dhe transparent rreth situatës time personale? Unë refuzoj të lejoj diçka të më bëjë të bie. Më në fund dola nga errësira dhe megjithëse mund të rrëzohem përsëri, do të ngrihem dhe do të vazhdoj përpjekjet e mija. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë gjithnjë, kur bie duhet të ngrihesh. Tani ndjehem shumë mirë".

Kur e bija nuk ishte në gjendje të kujdesej për fëmijët e saj sepse ajo vuan nga sëmundje mendore, Mable Moody doli në pension para kohe për t’u kujdesur për fëmijët e vajzës, me shpresë se do të mund të gjente një punë me orar të reduktuar. Ajo e pati të vështirë të gjente punë dhe pas pak kur fondet për programin lokal pas shkollës Milibank u ndërprenë, zonja Moody e gjeti veten në vështirësi të mëdha, por në të njëjtën kohë edhe e kënaqur.

"Kisha nevojë për para shtesë për ushqime, rroba dhe për të paguar faturën e dritave. Një ditë shkolla në Milbank dhe bisedova me ndihmësdrejtoreshën rreth gjendjes time. Ajo më ndihmoi të aplikoja për ndihmë nga Fondi për Rastet më në Nevojë i New York Times. Për mua nuk është e lehtë, nuk më pëlqejnë ndihmat nga të tjerët sepse jam mësuar të suportoj veten".

Fondi për Rastet më në Nevojë i New York Times ka grumbulluar gati 250 milion dollarë gjatë 102 vjetëve të ekzistencës së tij. I pyetur se pse ai dhe kaq shumë njujorkezë e duan fondin, Michael Golden thjeshtë u përgjigj, "të bën të ndjehesh mirë".
XS
SM
MD
LG