Lidhje

Nju Jork, gjobë për ata që nuk mbajnë maskë?


Qyteti i Nju Jorkut do t’u verë gjoba njerëzve që refuzojnë të mbajnë maskë, ndërkohë që testimet pozitive për koronavirusin u rritën mbi 3 për qind, për herë të parë pas disa muajsh, tha të martën Kryebashkiaku Bill de Blasio.

Zyrtarët së pari do të ofrojnë maska falas për ata që kapen me fytyrë të pambuluar. Nëse personi refuzon, atij do t’i vihet gjobë, u tha gazetarëve zoti De Blasio.

"Synimi ynë, natyrisht, është t'u japim të gjithëve një maskë falas për fytyrën," tha zoti De Blasio. "Ne nuk duam t'i gjobisim njerëzit, por nëse duhet, do ta bëjmë".

Rregulli i ri është një zgjerim në të gjithë qytetin i një praktike të ngjashme të vendosur në fillim të këtij muaji nga Autoriteti Metropolitan i Transportit, i kontrolluar nga guvernatori i shtetit Nju Jork, Andrew Cuomo.

Sipas asaj praktike, udhëtarët që refuzojnë të mbajnë maskë në transportin publik gjobiten me 50 dollarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG