Lidhje

Tre fitues të Nobelit në kimi


Çmimin Nobel për Kiminë këtë vit e morën tre shkencëtarë: Martin Karplus, Michael Levitt, dhe Arieh Warshel.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vlerësoi punën e tyre kërkimore në fushën e modeleve të elementeve me veti të shumëfishta të sistemeve komplekse kimike.

Çmimi me vlerën e 1,25 milionë dollarëve i ndahet në mënyrë të barabartë tre fituesve. Ata janë shkencëtari nga Austria Martin Karplus, i cili mban titullin e profesorit në Universitetin e Strasbourg-ut dhe në atë Harvardit në Shtetet e Bashkuara; jugafrikani Michael Levitt, i cili gjithashtu e zhvillon punën e tij shkencore në Universitetin e Stanfordit dhe shkencëtari nga Izraeli Arieh Warshel, i cili punon në Universitin e Kalifornisë Jugore, në Los Angeles.

Çmimet për arritje në fushat e shkencës, letërsisë dhe paqes u dhanë për herë të parë në vitin 1901, sipas amanetit që la zbuluesi të dinamitit dhe bisnezmeni suedez Alfred Nobel.
XS
SM
MD
LG