Lidhje

Peter Handke dhe Olga Tokarczuk, Nobel në letërsi


Austriaku Peter Handke është fitues u çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, ndërsa autorja polake Olga Tokarczuk për vitin 2018.

Çmimi Nobel për letërsi nuk ishte dhënë vitin e kaluar, pas akuzave për abuzim seksual dhe çështje të tjera brenda radhëve të Akademisë Suedeze, që zgjedh fituesin.

Ky shënonte edhe rastin e parë që nga viti 1943, kur çmimi prestigjioz nuk ishte ndarë.

Problemet në Akademinë Suedeze, shpërthyen pas një skandali lidhur me Jean-Claude Arnault, një personalitet kulturor në Suedi, që është edhe bashkëshorti i poetes Katarina Frostenson, anëtare e akademisë.

Autori kundërthënës austriak, Peter Handke, qe bërë i njohur me qëndrimet e tij kundër fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe në vitin 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

Ai kishte mbajtur fjalim në mars të vitit 2006 në funeralin e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në Hagë derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.​

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG