Lidhje

Weiss, Barish dhe Thorne fitues të Nobelit në fizikë


Shkencëtarët Rainer Weiss, Barry Barish dhe Kip Thorne u bënë fitues të çmimit Nobel në fizikë për punën e tyre në zbulimin e valëve gravitacionale.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave e njoftoi çmimin sot së bashku me një shpërblim prej 1.1 milion dollarësh.

Teoria e përgjithshme e relativitetit e Albert Ajnshtajnit parashikoi ekzistencën e valëve gravitacionale që krijohen sa herë që masa përshpejtohet, por konkretisht valët janë vëzhguar vetëm kohët e fundit.

Weiss, Barish dhe Thorne ishin figura kyçe në punën e Observatorit LIGO, i cili mat edhe deformimet më të vogla që valët i shkaktojnë hapësirës dhe kohës kur kalojnë nëpër Tokë.

Valët gravitacionale u zbuluan për herë të parë nga Observatori LIGO në vitin 2015. Shkencëtarët thonë se këto valë janë prodhuar nga përplasja e dy vrimave të zeza duke krijuar një të vetme me përmasa gjigande.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG