Ministri i jashtëm kinez Wang Yi ka zhvilluar një takim kokë-më-kokë me homologun koreano-verior Ri Yong Ho në Manila sot, ku dy zyrtarët ndodhen për të marrë pjesë në takimet në nivel ministerial të ASEAN-it, Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore. Zoti Wang tha se i kishte bërë thirrje zyrtarit koreano-verior që Pheniani të respektojë rezolutat e OKB-së dhe të ndalë provokimet me hedhjen e raketave apo me prova bërthamore.
Ministri i jashtëm kinez tha se e kishte këshilluar homologun koreano-verior të përqafojë idenë e “pezullimit dyfish”, një propozim i Moskës dhe Pekinit që Koreja e Veriut të ndalë provat bërthamore dhe Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut të ndalin manovrat e përbashkëta ushtarake. Uashingtoni dhe Seuli e kanë hedhur poshtë sugjerimin e Pekinit.
Facebook Forum