Shoqatat joqeveritare, që veprojnë në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve në Veri të Shqipërisë, organizuan sot në Shkodër një panair, ku promovuan veprimtarinë e tyre dhe evidentuan problematikat, me të cilat përballet kjo kategori e shoqërisë shqiptare, si mosnjohja e të drejtave, varfëria apo diskriminimi. Ndërkohë, shoqatat e kanë përqendruar punën e tyre kryesisht në qytete, pa arritur të shrihen në zonat e largëta malore, ku edhe problematikat janë më shqetësuese.