Në Shqipëri, Banka Qendrore, vendosi sot të ulë për të dytën herë brenda tre javëve të fundit, normën bazë të interesit, me 0.25 pikë përqindje duke e zbritur atë në nivelin e 3 përqindshit.
Njoftimi u bë nga guvernatori I Bankës Ardian Fullani: “Reduktimi i normës bazë të interesit – i dyti në radhë pas atij të muajit të shkuar – reflekton projeksionet tona për presione të dobëta inflacioniste në afat të mesëm. Kërkesa agregate dhe rritja ekonomike parashikohet të mbeten nën potencial, duke u shoqëruar me rritje të ngadalta të kostove të prodhimit dhe të çmimeve të konsumit”, deklaroi guvernatori Fullani.
Vendimi i Bankës është ndikuar edhe nga një nivel i ulët i inflacionit i cili në muajin nëntor shënoi një tjetër rënie duke zbritur në 1 përqind, ndërkohë që sipas guvernatorit Fullani edhe presionet inflacioniste nga tregjet e huaja pritet të jenë të dobëta. “Përcjella e stimulit monetar në tregjet financiare dhe ekonominë reale do të ndihmojnë në kthimin e inflacionit në objektivin 3 përqind”, tha zoti Fullani.
Që prej më shumë se dy vjetësh Banka qëndrore ka ndërhyrë shumë herë në uljen e normës së interesit me qëllim që të stimulojë ekonominë përmes përmirësimit të kushteve të financimit duke synuar një gjallërim të kreditimit, nxitje të konsumit dhe lehtësim të investimeve.