Lidhje

NPR: Pheniani mund të jetë duke u bërë gati për hedhje rakete


Ka shenja që Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për hedhjen e një rakete ushtarake ose hapësinore, njofton Radioja Publike Amerikane, NPR. Radioja tha se një analizë e imazheve satelitore të kompleksit Sanumdong pranë Phenianit, tregojnë praninë e kamionëve, makinave, vagonëve dhe vinçave.

Jeffrey Lewis, një studiues në Institutin Middlebury për Studime Ndërkombëtare në Monterey të Kalifornisë thotë se kjo pamje të jep idenë se koreano-veriorët janë në procesin e ndërtimit të një rakete.

Ky zhvillim vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ishte “shumë i zhgënjyer” nëse koreano-veriorët rifillijnë brovat bërthamore pas takimit të tij së fundmi me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG