Lidhje

HRW: të ndalen abuzimet e mëdha seksuale në Korenë e Veriut


Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch po bën thirrje për ndalje të menjëhershme të asaj që e quan abuzim seksual në shkallë të gjerë në Korenë e Veriut. Organizata ka kryer një studim tre-vjeçar në Korenë e Veriut dhe ka dokumentuar intervista me shumë gra, të cilat thonë se abuzimi seksual është pjesë e jetës së përditshme në vend.

Studimi trevjeçar i sapo publikuar i grupit zbulon se abuzimi ndaj grave është pranuar si pjesë e jetës së përditshme në Korenë e Veriut.

"Shumë koreano-veriore i thanë Human Rights Watch-it se kur një zyrtar ose një person në pushtet zgjedh një grua, ajo nuk ka zgjedhje tjetër veçse të bindet. Ajo duhet të bëjë çfarë t’i kërkojë ai, qoftë seks, para apo favore të tjera. Gratë e intervistuara thanë se këtu përfshihen zyrtarë të lartë të partisë, por gjithashtu rojet e burgjeve dhe të qendrave të paraburgimit, hetuesit, policët dhe zyrtarët e policisë sekrete, prokurorët dhe madje edhe ushtarët".

Drejtori ekzekutiv i organizatës Human Rights Watch Kenneth Roth thotë se zërat e grave koreano-veriore që mund të përpiqen të kërkojnë drejtësi heshten në regjimin dictatorial të Kim Jong Un-it.

Në raportin e saj, Human Rights Watch thotë: "Qeveria e Koresë së Veriut nuk arrin të hetojë dhe të ndjekë penalisht ankesat, ose të ofrojë mbrojtje dhe shërbime për viktimat dhe madje beson se vendi është pa dyshim i lirë nga seksizmi dhe dhuna seksuale"

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG