Lidhje

Arrestohet një student amerikan në Korenë e Veriut


Koreja e Veriut tha se ka arrestuar një student amerikan nën dyshimet për kryerjen e "akteve armiqësore kundër shtetit", pa e bërë të qartë se për cfarë veprimesh bëhet fjalë.

Agjencia Qendrore e Lajmeve, njoftoi të premten se studenti kishte hyrë në Korenë e Veriut si turist, "me qëllim të shkatërrimit të unitetit shtetëror".

Agjencia nuk shpalosi "krimet e dyshuara", por tha se "veprimet ishin manipuluar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara". Pa dhënë hollësi të tjera, agjencia tha se hetimet janë duke vazhduar.

Në raportime nuk u dha emri i studentit, por u theksua se i arrestuari është nga Universiteti i Virgjinias.

CNN kishte raportuar më herët gjatë këtij muaji se Pheniani ka arrestuar një qytetar amerikan nën dyshimet për "spiunim dhe vjedhje të sekreteve shtetërore".

Agjencia e lajmeve, Reuters, citoi një zyrtar të ambasadës amerikane në Seul të ketë thënë se "ishte në dijeni të raportimeve".

Koreja Veriore ka arestuar disa amerikanë viteve të fundit, kryesisht gazetarë, studentë, apo të krishterë të akuzuar për kovertime.

Të arrestuarit janë liruar më së shpeshti pas ndonjë vizite të zyrtarëve aktual apo ish zyrtarëve amerikan.

XS
SM
MD
LG