Lidhje

Pas retorikës për raketat bërthamore të Koresë së Veriut


Një tërmet i lehtë, prej 3.4 ballësh goditi dje Korenë e Veriut, pranë qendrës ku Pheniani zhvillon zakonisht prova bërthamore. Vendet fqinjë thanë që me sa duket tërmeti ishte natyror dhe nuk ishte shkaktuar nga një shpërthim bërthamor.

Megjithatë, Instituti amerikan i Gjeologjisë tha se nuk mund të konfirmonte në se aktiviteti sizmik ishte shkaktuar nga njerëzit, apo nga natyra.

Pas tronditjeve të së shtunës, avionë luftarakë amerikanë shoqëruan bombardues të tipit B-1B në hapësirën ajrore ndërkombëtare, shumë pranë Koresë së Veriut.

Pentagoni tha se patrullimet ajrore ishin një “demonstrim për të shprehur vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe një mesazh i qartë “se Presidenti Donald Trump “ka opsione të shumta ushtarake për të përballuar me sukses çdo lloj këcënimi” nga programi bërthamor i Koresë së Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG