Lidhje

Traktat kundër armëve bërthamore


Një konferencë e Kombeve të Bashkuara miratoi të premten një traktat ndërkombëtar që ndalon armët bërthamore, por nëntë fuqi botërore bërthamore bojkotuan procedurat, duke vënë në dyshim ndikimin e saj.

Traktati u miratua nga 122 vende (me votën kundër të Holandës dhe abstenimin e Singaporit). Ai u prit me duartrokitje të gjata nga pjesmarrësit në konferencë.

Nëntë vendet që bojkotuan negociatat për traktatin janë Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli.

Traktati ndalon shtetet që e nënshkruajnë dhe e ratifikojnë atë, të prodhojnë, vënë në provë apo të sigurojnë, zotërojnë e grumbullojnë armëve bërthamore si dhe pajisje të tjera shpërthyese bërthamore.

Traktati ndalon gjithashtu shtetet, të përdorin ose kërcënojnë se do të përdorin armë bërthamore ose pajisje të tjera shpërthyese bërthamore.

Traktati do të hyjë në fuqi pasi 50 shtete ta kenë nënshkruar dhe ratifikuar atë.

Miratimi i traktatit vjen në të njëjtën javë që janë përshkallëzuar tensionet bërthamore në gadishullin Korean, duke theksuar urgjencën e trajtimit të kësaj çështjeje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG