Lidhje

Numërohen votat pas zgjedhjeve në Irak


Gjatë votimit, megjithë praninë e madhe të policisë dhe një ndalim qarkullimi në Bagdad, 12 vetë gjetën vdekjen nga dhuna në gjithë vendin.

Zyrtarët e zgjedhjeve në Irak po numërojnë sot votat pas zgjedhjeve të para të përgjithshme në vend që kur u tërhoqën trupat amerikane në vitin 2011.

Kryeministri Nouri al- Maliki tha se niveli i lartë i pjesëmarrjes ishte një “shuplakë” ndaj terrorizmit dhe atyre që donin të pengonin votimet. Kryeministri shprehu besim se partia e tij do të siguronte shumicën dhe i bëri thirrje forcave të tjera të bashkoheshin për një koalicion.

Mbi 20 milionë vetë kishin të drejtën e votimit në zgjedhjet e djeshme për përcaktimin e anëtarëve të parlamentit me 328 vende.

Megjithë praninë e madhe të policisë dhe një ndalim qarkullimi në Bagdad, 12 vetë gjetën vdekjen nga dhuna në gjithë vendin.
XS
SM
MD
LG