Lidhje

Numri i azilkërkuesve në Britani më i madh seç pritej


Numri i azilkërkuesve në Britani më i madh seç pritej
Numri i azilkërkuesve në Britani më i madh seç pritej

Një hetim parlamentar në Britani ka mbërritur në përfundimin se numri i azilkërkuesve që janë lejuar të qëndrojnë në vend është aq i madh, saqë për ta thuajse është bërë një “amnisti”.

Në një njoftim të bërë sot nga agjencia britanike e imigracionit, ligjvënësit kanë gjetur se “një numër tepër i madh “ i azilkërkuesve kanë qëndruar në vend “ndonëse nuk kishin të drejtë të qëndronin” ose duhet të deportoheshin, nëse zyrtarët e imigracionit do të vepronin në “kohën e duhur”.

Kur kryeministri Devid Kameron fitoi në zgjedhje vitin e kaluar, ai u zotua se do të merrej me aplikimet e shumta të prapambetura të atyre që kërkojnë azil, një çështje mjaft e ndjeshme kjo në Britani.

XS
SM
MD
LG