Presidenti Barack Obama tha se ka në plan të shtojë numrin e trupave amerikane në Afganistan.
Në një konferencë shtypi sot në Uashington, Presidenti tha se numri i trupave amerikane kur ai të largohet nga detyra do të jetë rreth 8,400.
Kjo shifër përfaqëson një kompromis mes planit të mëparshëm të presidentit dhe shifrat e propozuara nga shumë komandantë ushtarakë.
Presidenti Obama kishte planifikuar ta ulte numrin e trupave në 5 e 500 deri në fund të vitit 2016. Por ripërtëritja e talebanëve po e detyron Uashingtonin ta rishqyrtojë strategjinë e tij të daljes.