Lidhje

Presidenti Obama takohet me Presidentin rus Putin


Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, biseduan shkurtimisht për Sirinë dhe Ukrainën gjatë punimeve të samitit të APEC-ut në Peru. Ky është takimi i tyre i parë pas fitores së zgjedhjeve në SHBA nga Donald Trump.

Të dy udhëheqësit janë duke marrë pjesë në takimin e Bashkëpunimit Ekonomik të Paqësorit, që pritet të përqëndrohet sot tek çështja e tregtisë dhe e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Më herët sot, Presidenti Barak Obama përcolli një mesazh optimizmi në një takim me 1 mijë të rinj aktivistë nga Amerika Latine dhe Karaibet, dje në Peru. “Mos paramendoni më të keqen,” – tha ai, duke iu referuar shqetësimeve për presidencën e ardhshme Trump.

Zoti Obama u prit me entuziazëm nga të rinjtë e mbledhur në Lima të Perusë, ku ai iu përgjigj pyetjeve nga salla. Ai i inkurajoi ata duke u thënë se kanë në dorë të ardhmen e tyre dhe se nuk duhet të ushqejnë frikë për presidentin e ardhshëm amerikan. Fushata nuk është gjithmonë parathënie e mënyrës si qeveris një president, tha zoti Obama. Fushata shpesh zhvillohet me synimin për të mobilizuar bazën, por qeverisja bazohet në realitetin konkret dhe zgjidhjen e problemeve, u shpreh presidenti amerikan para të rinjve.

Pas takimit të hapur me të rinjtë, zoti Obama zhvilloi dje bisedime me presidentin kinez Xi Jinping, ku u diskutua kërcënimi i ambicjeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Dy udhëheqësit folën edhe për Marrëveshjen e Parisit për të penguar ngrohjen e planetit, një nga shembujt e bashkëpunimit mes dy fuqive botërore.

Zoti Obama ndodhet në Lima për Takimin vjetor për Bashkëpunim Ekonomik në Azi-Paqësor.

XS
SM
MD
LG