Lidhje

Obama: Nuk kërkoj falje për lirimin e B. Bergdahl


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se "nuk ndjen keqardhje" për kërkimin e lirimit të ushtarit amerikan Bowe Bergdahl që mbahej nga talebanët në shkëmbim të pesë udhëheqësve talebanë, një marrëveshje që ka ngjallur reagime të ashpra ndaj Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Obama u tha gazetarëve dje se ai kishte për detyrë si komandant i ushtrisë amerikane të kthente në atdhe rreshterin Bowe Bergdahl.

Ai tha se administrata e tij "pa një mundësi" dhe e "shfrytëzoi atë", duke vënë në dukje se ai ishte i shqetësuar nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të rreshterit Bergdahl.
Talebanët liruan rreshterin Bowe Bergdahl javën e kaluar pas pesë vitesh në robëri.

Grupi militant e rrëmbeu atë në vitin 2009 shumë shpejt pas arritjes së tij në Afganistan. Ka ende shumë paqartësi në lidhje me ngjarjet që çuan në kapjen e tij, ndërkohë që disa kritikë e kanë quajtur atë një dezertor.
XS
SM
MD
LG