Lidhje

Obama dhe Netanyahu takohen për të diskutuar mbi Iranin


Presidenti amerikan Barack Obama i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ai ka një angazhim “të patundur” për sigurinë e Izraelit, ndërsa dy udhëheqësit u takuan për të diskutuar se si të parandalojnë Iranin të ketë armën bërthamore.

Duke folur sot para një grupi gazetarësh, në Shtëpinë e Bardhë përpara nisjes së bisedimeve private me kryeministrin izraelit, zoti Obama tha se ai pret disa “muaj të vështirë” këtë vit ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po bashkërendojnë përgjegjësitë e tyre ndaj aktivitetit bërthamor të Iranit.

Irani ka hedhur poshtë se po punon për një program bërthamor dhe thotë se ambiciet bërthamore të vendit kanë synime paqësore. Zoti Obama tha se ende ka një “dritare” për të zgjidhur mosmarrëveshjet diplomatike me Iranin për programin bërthamor - një përfundim që ai thotë se preferohet si nga ai, edhe nga zoti Netanyahu.

XS
SM
MD
LG