Lidhje

Obama: Diplomacia e fortë, çelësi i suksesit me Iranin


Presidenti Barak Obama ka vlerësuar “diplomacinë e fortë amerikane” për arritjet kryesore me Iranin gjatë një periudhe 24 orëshe, përfshirë konfirmimin nga Teherani se ka reduktuar programin e tij bërthamor, lirimin e të burgosurve amerikanë dhe zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje financiare që vazhdonte prej 3 dekadash.

Presidenti i bëri komentet dje, pasi mori konfirmim për lirimin e të burgosurve dhe largimin e tyre nga Irani.

Të shtunën Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqi të tjera botërore hoqën sanksionet mbi Iranin, pas një raporti të agjencisë së OKB-së për energjinë atomike se Teherani kishte përmbushur angazhimet për të reduktuar programin bërthamor.

Heqja e sanksioneve i jep Teheranit qasje në burime financiare nga 50-100 miliardë dollarë, sipas zyrtarëve të lartë të administratës amerikane.

XS
SM
MD
LG