Lidhje

Presidenti Obama fillon vizitën në Estoni


Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Estoni në fillim të turneut të tij katër-ditor në Evropë ku do të përpiqet të sigurojë aleatët e NATO-s për mbështetjen aktive të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që tensionet mbi rolin e Rusisë në Ukrainë vazhdojnë të rriten.

Presidenti Obama arriti sot herët në kryeqytetin estonez, Talin, ku do të zhvillojë bisedime me presidentët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Takimet në Talin, 200 kilometra nga kufiri rus, zhvillohen në përgjigje të shqetësimeve në rritje rreth përfshirjes së ushtrisë ruse në konfliktin në Ukrainë dhe kërcënimet e mundshme ruse ndaj shteteve baltike.

Presidenti Obama i ka përshkruar bisedimet me vendet baltike si një mënyrë për t’i treguar tre ish-republikave sovjetike "se ne i mbështesim fjalët me vepra në lidhje me detyrimet tona ndaj traktatit".

Presidenti Obama të enjten i bashkohet udhëheqësve të 27 vendeve të tjera të NATO-s për një takim të rëndësishëm që synon rritjen e mbështetjes së Perëndimit për Ukrainën, ndërkohë që Kievi vazhdon të luftojë kryengritjen disa muajshe të separatistëve pro-rusë afër kufirit rus.

XS
SM
MD
LG