Lidhje

Pres. Obama, kthehet më herët në SHBA, pas tragjedisë në Dallas


Presidenti Barack Obama do të kthehet një ditë më herët nga një udhëtim në Evropë, për shkak të vrasjes së pesë oficerëve të policisë në Dallas të Teksasit.

Vendimi nuk ndryshoi planet e udhëheqësit të Shteteve të Bashkuara në takimin e NATO-s në Varshavë që mbyllen sot pasi vendet anëtare ranë dakord në përpjekjet e reja për të frenuar Rusinë nga kërcënimet ndaj vendeve anëtare në krahun lindor të aleancës.

“Presidenti ka pranuar ftesën e kryetarit të Bashkisë së Dallasit Mike Rawlings për të shkuar në Dallas në fillim të javës që vjen”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest në një deklaratë dje.

Presidenti kishte në plan të shkonte në Spanjë të shtunën por nuk do të shkojë në Sevilje. Të dielën ai do të flasë para trupave amerikane në një stacion marine në Rota.

XS
SM
MD
LG