Lidhje

Presidenti Obama mbi qëndrimin amerikan për Ukrainën


Përveç temës së Sirisë, Presidenti Obama foli edhe për çështje të tjera në konferencën për shtyp, në mbyllje të takimit të 20-es në Kinë.

Në lidhje me Ukrainën, Presidenti Obama tha se ai ia bëri të qartë të zotit Putin se sanksionet amerikane do të mbeten në fuqi deri kur të zbatohet armëpushimi i Minskit për vendin, ku luftimet mes separatistëve pro-rusë dhe trupave qeveritare kanë shkaktuar vdekjen e mbi 9 mijë e 500 vetëve. Zoti Obama e përshkroi bisedën me zotin Putin për këtë çështje “konstruktive por jo përfundimtare”.

Presidenti Obama shkon tani në një takim të ASEAN-it në Laos ku pritet të takohet me disa udhëheqës rajonalë. Por gjasat janë që ai nuk do të takohet me Presidentin Rodrigo Duterte, që sot e paralajmëroi zotin Obama që të mos t’ia shtrojë çështjen e vrasjeve në vendin e tij.

Një nga temat kryesore të udhëtimit të zotit Obama në Azi është edhe marrëveshja për tregëtinë e lirë, që është kundërshtuar në Shtetet e Bashkuara nga kandidatët për president, Hillary Clinton dhe Donald Trump.

XS
SM
MD
LG