Lidhje

Obama, apel krerëve të G7


Presidenti amerikan Barak Obama do t’u bëjë thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë. Presidenti do ta bëjë apelin në takimin e Grupit të Shtatëshes, G7, ku do të zhvillojë edhe bisedime me kryeministrin irakian Haider al-Abadi, sipas zyrtarëve amerikanë.

Zoti Obama mbërrin të dielën në Gjermani për takimin e udhëheqësve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

Ai do të zhvillojë takime kokë më kokë edhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel si dhe me Kryeministrin britanik David Cameron.

XS
SM
MD
LG