Lidhje

Obama: Gadafi duhet të largohet nga pushteti


Obama: Gadafi duhet të largohet nga pushteti
Obama: Gadafi duhet të largohet nga pushteti

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Barak Obama, i bëri një thirrje të rreptë dje udhëheqësit që Libisë, Moamar Gadafi që të largohet nga pushteti. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain na informon nga Shtëpia e Bardhë se presidenti ka autorizuar gjithashtu edhe përdorimin e avionëve ushtarakë amerikanë për të ndihmuar egjiptianët që kanë shkuar në Tunizi, të kthehen në shtëpitë e tyre në Egjipt.

President Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe gjithë bota janë të indinjuara nga ajo që ai e cilëzoi si dhunë “e urryer” kundër popullit libian. Ai i bëri thirrje udhëheqësit Libian të lërë pushtetin.

"Dhuna duhet patjetër të ndërpritet. Moamer Gadafi ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr dhe duhet të largohet. Ata që nxisin dhunën kundër popullit libian duhet të mbahen përgjegjës”.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Meksikës Felipe Kalderon në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama i bëri thirrjen e tij të parë zotit Gadafi para kamerave për të dhënë dorëheqjen. Presidenti kishte bërë thirrje edhe më parë për largimin e udhëheqësit libian në një deklaratë me shkrim pas një bisede telefonike me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Zoti Obama tha se dhuna kundër civilëve të pafajshëm do të vëzhgohet dhe se përkrahësit e Gadafit do të mbahen përgjegjës. Ai tha se përkrahësit që përpiqen të llogarisin ne në çfarë drejtimi do të shkojë konflikti, duhet ta braktisin udhëheqësin libian.

"Ata duhet ta dinë se historia është kundër kolonel Gadafit dhe se mbështetja e tyre për të dhe gatishmëria e tyre për të zbatuar urdhërat për ushtrimin e dhunës ndaj qytetarëve është diçka për të cilën ata më në fund do të mbahen përgjegjës”.

Zoti Obama tha se po shqyrton të gjitha opsionet, ushtarake dhe jo ushtarake për ndaljen e dhunës në Libi, përfshirë edhe vendosjen e ndalim fluturimeve për ushtrinë libiane.

Me gjithë thirrjet për zonën e ndalim fluturimeve, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts dhe të tjerë zyrtarë amerikanë kanë folur për vështirësinë e një operacioni të tillë.

Presidenti tha se po punon me komunitetin ndërkombëtar për të përcaktuar zgjidhje, veçanërisht në rastin e një katastrofe humanitare.

"Ekziston rreziku i bllokimit të situatës që me kalimin e kohës mund të bëhet e përgjakëshme, dhe ajo është diçka që ne po e shqyrtojmë. Prandaj unë dua të garantoj që Shtetet e Bashkuara të kenë kapacitetin e plotë për të vepruar dhe mundësisht me shpejtësi”.

President Obama tha gjithashtu se ka autorizuar avionë ushtarakë amerikanë të ndihmojnë egjiptianët e bllokuar në Tunizi.

"Prandaj unë kam miratuar përdorimin e avionëve ushtarakë amerikanë për të ndihmuar egjiptianët që kanë shkaur në Tunizi të kthehen sërish në Egjipt. Unë kam autorizuar USAID-in të faturojë avionë civilë për të ndihmuar popullin që ka shkuar në vende të tjera të gjejë rrugën e kthimit për në shtëpi”.

Marina amerikane ka dërguar dy anije në Detin Mesdhe, në gatishmëri për të ndihmuar në operacionet ushtarake lidhur me gjendjen në Libi.

Zyrtarët e Pentagonit thonë se është marrë vendimi për të filluar një operacion ushtarak, por as Kombet e Bashkuara dhe as aleanca e NATO-s nuk kanë autorizuar një veprim të tillë.

XS
SM
MD
LG