Lidhje

Obama, takim të hapur me publikun për armët


Vetëm pak ditë pasi shpalli veprime të reja ekzekutive për forcimin e kontrolleve mbi armëmbajtjen, presidenti amerikan Barak Obama do të zhvillojë sot një takim të hapur me publikun, që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion.

Presidenti do të intervistohet nga Anderson Cooper i rrjetit CNN dhe do t’u përgjigjet pyetjeve nga salla në Universitetin George Mason pranë Uashingtonit.

Para dy ditësh, presidenti njofoi një sërë masash të reja të cilat kërkojnë, ndër të tjera, që më shumë shitës armësh të pajisen me leje dhe më shumë blerës t’u nënshtrohen kontrolleve për të kaluarën e tyre.

Ligjvënësit republikanë, të cilët në vitin 2013 i refuzuan përpjekjet e zotit Obama për të shtrënguar rregullat mbi armët, thonë se presidenti ka tejkaluar autoritetin e tij, duke njoftuar rregulla të reja, të cilat sipas tyre nuk do të të ndihmojnë në frenimin e dhunës nga armët.

Çështja e kontrollit të armëve e ka ndarë ndjeshëm publikun amerikan. Nga një sondazh i kryer në muajin dhjetor, del se 48 përqind e të anketuarve janë për ligje të rrepta për kontrollin e armëve, ndërsa 51 për qind i kundërshtojnë ato.

XS
SM
MD
LG