Lidhje

Festa e Halloween-it në Shtëpinë e Bardhë


Shtëpia e Bardhë hapi dyert dje për mijëra fëmijë ndërsa presidenti Barack Obama festoi Halloween-in me fëmijët e shkollave, përfshi ata të familjeve ushtarake.

Dje në mbrëmje, presidenti dhe zonja e parë Michelle Obama shpërndanë biskota dhe çokollata në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.

Çdo vit, ditën e fundit të tetorit, fëmijët në Shtetet e Bashkuara vishen me kostumet e tyre më krijuese për të festuar Halloween-in dhe shkojnë derë më derë për të mbledhur karamele nga fqinjët e tyre.

XS
SM
MD
LG