Lidhje

Presidenti Obama zhvillon fushatë në Ohajo për reformën e kujdesit shëndetësor


Presidenti Obama zhvillon fushatë në Ohajo për reformën e kujdesit shëndetësor
Presidenti Obama zhvillon fushatë në Ohajo për reformën e kujdesit shëndetësor

Presidenti amerikan Barak Obama ishte në Strongville në dalje të qytetit Cleveland të shtetit Ohio për mbajtur fjalimin e tij të fundit mbi nevojën urgjente të refomimit të kujdesit shëndetësor. Natoma Canfield është një paciente e diagnostikuar me kancer që jeton në Ohio. Ajo thotë se hoqi dorë nga siguracioni shëndetësor pasi çmimi u rrit ndjeshëm.

Ky është një rast që presidenti Obama dhe ndihmësit po e përdorin në fushatë, përfshi edhe një herë kur presidenti u lexoi në Shtepinë e Bardhë drejtuesve të lartë të kompanive të siguracioneve një letër që Canfield i kishte dërguar atij.

Presidenti Obama u tha të pranishmëve në Ohio se historia e Natoma Canfield dhe ato të amerikanëve të tjerë që po përballen me vështirësi si rezultat i pamundësive për të paguar faturat mjekësore, është arsyeja për të hedhur poshtë thirrjet e republikanëve kundër reformimit të kujdesit shëndetësor.

“Kur dëgjon njerëzit të thonë që tani nuk është koha e volitshme, duhet të mendoni se në ç’gjendje është Canfiled. Njerëzit shtrojnë pyetjen se çfarë nenkupton kjo për demokratët dhe republikanët, çfarë tregojnë anketat. Kur dëgjoni njerëz që janë më të shqetësuar rreth nenkuptimit politik të reformimit sesa çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, ju kërkoj të mendoni për Natoma dhe miliona njerëz në mbarë vendin që po kërkojnë ndihmë, dhe kjo është arsyeja për të cilën kemi nevojë tani të reformojmë kujdesin shendetësor.”

Natoma Canfield që tani po trajtohet me kimo në spital, u përfqësua në miting nga motra e saj Connie Anderson.

“E kemi parë se ç’po ngjet pa reformë. Çmimet do të vazhdojnë të rriten, kompanitë e siguracioneve nuk do të mbahen përgjegjëse për abuzime dhe amerikanët si motra ime do të vuajnë.”

Presidenti amerikan e shtyu tre ditë udhëtimin në Azi-Paëqsor për të qendruar në Uashington për këto ditë vendimtare për të ardhmen e reformës së kujdesit shendetësor.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi po synon mbajtjen e votimit në fund të javës kur kjo dhomë do të miratojë variantin e aprovuar nga Senati në dhjetor të projektpropozimit për reformimin e kujdesit shëndetësor prej 875 miliard dollarësh.

Pastaj çdo gjë do të varet nga marrëveshjet delikate me Senatin për të miratuar një paketë të veçantë ndryshimesh për legjislacionin, duke përdorur një proçedur të kundërshtuar nga republikanët që do të mundësonte miratimin me një votim të thjeshtë të shumicës prej 51 votash, në vend të shumicës absolute prej 60 votash.

Një sfidë domethënëse me të cilën përballen demokratët është kundërshtimi nga disa konservatorë brenda partisë të cilët kundërshtuan gjuhën e përdorur për abortet në variantin e Senatit.

Presidenti gjithashtu është përballur me ankesa nga demokratët e ekstemit të majtë të cilët kanë kërkuar që nga fillimi ofrimin e një mundësie për siguracione shëndetësore të kontrolluara nga shteti. Një prej këtyre ligjvenësve është kongresmeni nga Ohio Dennis Kucinich i cili udhëtoi me presidentin në shtetin e tij me Air Force One.

Nderkohë republikanët vazhdojnë kundershtimin unanim ndaj propozimit të presidentit për reformimin e kujdesit shendetësor. Në falimin e përjavshëm në radio drejtuar vendit, senatori i sapo zgjedhur Scott Brown njoftoi qendrimin e partisë së tij që shumica e amerikanëve janë kundër presidentit dhe do të donin që ai të fokusohej në krijimin e vendeve të punës.

“Asgjë nuk ka tërhequr vemëndjen dhe energjitë e kryeqytetit amerikan se sa ky devijim katastrofal. Dhe rruga më e mirë për të trajtuar kërkesat e popullit është që të dëgjohen vetë ata.”

Demokratët përballen me mundësinë e deshtimit për të miratuar prioritetin krysor të agjendesë së brendëshme të presidentit çfarë mund të çojë në humbje domethënëse në zgjedhjet e pjeshme për Kongresin amerikan në muajin nentor.

Republikanët thonë se miratimi i legjislacionit do të shkaktonte një reagim popullor që do tu mundësonte atyre që të merrnin më shumë vende në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Por zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë Robert Gibbs ka thënë se administratës do ti pëlqente që zgjedhjet e nentorit të jenë rreth arritjeve për refomën e kujdesit shendetësor.

XS
SM
MD
LG