Lidhje

Presidenti Obama jep konferencën e fundit për shtyp


Presidenti amerikan Barack Obama tha të mërkurën se drejtësia ishte vënë në vend, duke e quajtur këtë si një nga arsyet për hejqjen e dënimit të mbetur për analisten e zbulimit të ushtrisë, që bëri publike dokumenta ushtarake.

Në konferencën e tij të fundit për shtyp si udhëheqës i Shteteve të Bashkuara, zoti Obama tha se Chelsea Manning kishte shërbyen një dënim më të gjatë sesa të tjerë të dënuar për krime të ngjashme dhe se ajo e kishte pranuar përgjegjësinë për krimin e saj.

"Duke pasur parasysh të gjitha këto rrethana, falja e dënimit të mbetur për të, ishte plotësisht me vend", tha ai duke shtuar se Manning kishte shërbyer "një dënim të ashpër" dhe se drejtësia ishte çuar në vend.

FILE - Chelsea Manning
FILE - Chelsea Manning

Dënimi për Manning kishte qenë 35 vjet dhe kur të lirohet në Maj, ajo do të ketë shërbyer shtatë vjet. Manning që atëherë njihej si Bradley, i kishte dhënë qindra-mijëra dokumenta ushtarake faqes WikiLeaks.

Zoti Obama tha se nuk shihte ndonjë kontraditktë tek fakti që po e faj Manning ndërkohë që paralajmëron për ndërhyrjen kibernetike të Rusisë tek zgjedhjet amerikane, ku emaile të vjedhura ishin bërë publike nga WikiLeaks. Ai tha se nuk ishte motivuar nga zotimi në Twitter i WikiLeaks se themeluesi i saj, Julian Assange do të pranonte ekstradimin në Amerikp, nëse zoti Obama e falte pjesën e mbetur të dënimit për Manning.

“Nuk u kushtoj shumë vëmendje mesazheve në Twitter të zotit Assange, prandaj ky nuk ishte faktor", tha zoti Obama.

Presidenti Obama tha gjithashtu se do t'i bënte thirrje presidentit të zgjedhur Donald Trump që ta bindte Rusinë të reduktonte rezervat bërthamore.

Ai tha se ishte përpjekur të negocionte këtë redultim me Presidentin rus, Vladimir Putin por se ai nuk kishte pranuar.

Duke folur për rolin e Shteteve të Bashkuara në botë. zoti Obama tha se zbatimi i sanksioneve kundër Rusisë, pasi aneksoi rajonin e Krimesë është një "shembull i mirë i rolit jetik", që luan Amerika.

Ai gjithashtu i bëri thirrje administratës së re që të mos lejojë vendet e mëdha të marrin nëpër këmbë vendet më të vogla.

Ai tha se tranzicioni me ekipin e zotit Trump ka pasur "një ton të sjellshëm" dhe tha se i ka thënë presidentit të zgjedhur "se kjo është një punë që nuk e bën dot vetëm" dhe se duhet të ketë një ekip të fortë tek i cili të mbështetet.

Zoti Obama tha se nuk do ta diskutonte çështjen e mospjesëmarrjes së mbi 20 ligjvënësve demokratë që thanë se nuk do të shkojnë në ceremoninë e inaugurimit të premten. Ai tha se ai vetë dhe Zonja e Parë Michelle do të marrin pjesë.

President Barack Obama answers questions from reporters at the White House, Jan. 18, 2017.
President Barack Obama answers questions from reporters at the White House, Jan. 18, 2017.

Pak para se të fliste me gazetarët, zoti Obama u uroi shërim të shpejtë ish-presidentit George H.W. Bush dhe gruas së tij tij Barbara, që u shtruan në spital në Houston të Teksasit të mërkurën.

The media readies for the final news conference of President Barack Obama, who leaves office on Friday, at the White House, Jan. 18, 2017.
The media readies for the final news conference of President Barack Obama, who leaves office on Friday, at the White House, Jan. 18, 2017.

Ai falenderoi gjithashtu mediat për punën e tyre dhe tha se megjithëse nuk kishte pëlqyer gjithçka që ata kishin shkruar për të, ai mendon se media ka qenë e drejtë dhe e balancuar. Presidenti Obama tha se media luan një rol të rëndësishëm në demokracinë amerikane.

"Puna juaj nuk është të jeni servilë, ju duhet të jeni skeptikë. Është detyra juaj të bëni pyetje të vështira", tha ai.

XS
SM
MD
LG