Lidhje

Administrata Obama, masa për imigracionin


Administrata e Presidentit Obama po ndërmerr një program të ri për t’u dhënë statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara, disa fëmijëve që jetojnë në el Salvador, Guatemala dhe Honduras.

Nënpresidenti Joe Biden e bëri publik programin dje në Bankën ndër-amerikane për Zhvillim në Uashington.

Plani i paraprin një beteje për imigracionin që ka gjasa të hasë Presidenti Barack Obama nga republikanët në Kongres.

Kreu republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner ka thënë se ligjvënësit do “ta luftojnë presidentin me të gjitha forcat nëse ai vazhdon në këtë rrugë”

XS
SM
MD
LG