Lidhje

Obama: Marrëveshja me Iranin, një arritje e mirë


Presidenti Barak Obama thotë se marrëveshja kornizë me Iranin është “një arritje e mirë” e shënuar përmes “një diplomacie të fortë, të bazuar tek parimet”.

Irani ka rënë dakord të mos mbajë rezerva materiali që përdoret për ndërtimin e një arme bërthamore, tha zoti Obama në fjalimin e tij të përjavshëm drejtuar vendit. Presidenti vuri në dukje se “inspektorët ndërkombëtarë do të kenë qasje shumë më të madhe se më parë në komponentët e programit bërthamor të Iranit dhe se në këtë vend do të zhvillohen më shumë inspektime se në çdo vend tjetër. Marrëveshja, tha presidenti, bazohet në verifikim dhe jo në besim.

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha se marrëveshja e arritur me fuqitë botërore do të mbrojë të drejtën e Iranit për të pasur një sektor bërthamor dhe do të ofrojë lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG