Lidhje

Presidenti Obama mbërrin në Izrael


Presidenti Barack Obama deklaroi se aleanca e Amerikës me Izraelin është “e përjetshme dhe e përhershme” ndërsa ai filloi vizitën e parë në shtetin hebraik që kur mori detyrën.

Në një fjalim të shkurtër para zyrtarëve të lartë në aeroportin e Ben Gurionit sot, zoti Obama tha se ai vendosi që ndalesën e parë të vizitës së parë në mandatin e dytë ta bënte në Izrael sepse do që “të rikonfirmojë lidhjen e pathyeshme mes dy vendeve”.

Ai tha gjithashtu se do që të flasë drejtpërdrejt me popullin e Izraelit dhe fqinjët e tij dhe beson se “paqja duhet të vendoset në tokën e shenjtë”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti Shimon Peres e pritën presidentin amerikan në aeroport. Zoti Netanyahu e falenderoi zotin Obama për mbrojtjen e asaj që të dy e kanë quajtur “e drejta e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga çdo kërcënim”.
XS
SM
MD
LG