Lidhje

Obama: Koalicioni po avancon kundër ISIS


Presidenti Barak Obama thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po shënon fitore në luftën kundër ISIS dhe do ta vazhdojë fushatën e tij kundër këtij grupi terrorist. Presidenti foli në selinë e CIA-s ku tha se goditjet ajrore të koalicionit kanë asgjësuar mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik si dhe disa udhëheqës të lartë të grupit:

Presidenti Obama tha se detyra e tij kryesore, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura është siguria e popullit amerikan. Kjo realizohet, tha ai, duke garantuar që nuk do të ketë sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe në këto momente, strategjia kryesore për të përmbushur këtë mision është shkatërrimi i rrjeteve terroriste, si Shteti Islamik. Presidenti foli për sukseset e arritura gjatë vitit të fundit nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftë kundër ISIS:

“ISIS po ndesh në vështirësi gjithnjë e më të mëdha për të lëvizur dhe grumbulluar forcat. Kur përpiqen, ne i godasim. ISIS ka arritur të avancojë në disa zona të Sirisë dhe Irakut, por nuk ka realizuar me sukses asnjë operacion të vetëm madhor që nga fundi i verës së kaluar,” tha presidenti.

Zoti Obama tha se në ditët dhe javët e ardhshme, koalicioni ka planifikuar sulme të reja kundër objektivave të ISIS.

Presidenti përsëriti se e vetmja mënyrë për të mundur Shtetin Islamik është ndalja e luftës civile në Siri.

XS
SM
MD
LG