Lidhje

Presidenti Obama në takimin e ASEAN-it


Presidenti Obama tha se ua bëri të qartë udhëheqësve të Azisë Juglindore të mbledhur në Laos se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah popujve të këtij rajoni.

Udhëheqësi amerikan e ka trajtuar si përparësi të presidencës së tij ribalancimin e politikës amerikane ndaj Azisë Juglindore. Zoti Obama tha se shpreson dhe parashikon që edhe udhëheqësi i ardhshëm amerikan ta vazhdojë këtë përpjekje.

Ky rajon, tha presidenti në komentet që bëri sot në Laos, do të jetë epiqendra e aktivitetit tregtar që do të sjellë si rezultat hapjen e vendeve të reja të punës për amerikanët.

Presidenti foli edhe për rëndësinë e vendimit të gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit që hodhi poshtë pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut. Ai u bërë thirrje vendeve fqinje të mos militarizojnë apo të popullojnë ishujt e pabanuar në këto ujëra.

Presidenti i bëri komentet në përfundim të takimit me udhëheqësit e ASEAN-it në Vientian të Laosit.

XS
SM
MD
LG