Lidhje

Obama nënshkruan ligjin për bllokimin e Abutalebit


Presidenti Barack Obama nënshkoi ligjin që nuk lejon futjen në Shtetet e Bashkuara të një diplomati iranian si përfaqësues i Iranit në Kombet e Bashkuara.

Ligji synon të bllokojë hyrjen e Hamid Abutalebit, të cilin Amerika e akuzon për përfshirje në rrëmbimin e pengjeve amerikane në Teheran në 1979.

Ligji i nënshkruar nga Presidenti Obama dje ndalon futjen në Shtetet e Bashkuara si ambasador në OKB të kujdo që dyshohet për angazhim në spiunazh apo aktivitet terrorist dhe që mund të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

Javën e kaluar Shtetet e Bashkuara i mohuan vizën zotit Abutalebi, i cili ishte emëruar nga Irani si përfaqësues i tij në OKB.

Abutalebi ishte anëtar i një grupi studentor që rrëmbeu dhe mbajti peng 52 diplomatë amerikanë për 444 pas uzurpimit nga ky grup të ambasadës amerikane në Teheran. Ai thotë se përfshirja e tij në grup ishte thjesht në rolin e përkthyesit dhe negociatorit.
XS
SM
MD
LG