Lidhje

Obama përpiqet të qetësojë partnerët në Azi-Paqësor


Presidenti Barak Obama ndodhet në Lima të Perusë në segmentin e fundit të turneut të tij. Në Lima ai synon të sigurojë aleatët e Amerikës në Azi-Paqësor pas zgjedhjes së republikanit Donald Trump.

Zoti Obama e ka trajtur Azi-Paqësorin dhe ribalancimin e marrëdhënieve në Azi si një gurëthemel të politikës së tij të jashtme, por kjo politikë mund të ndryshojë dukshëm pasi ai të largohet nga posti brenda dy muajsh.

Presidenti dhe aleatët e tij të tregtisë së lirë kanë kërkuar prej vitesh vënien në zbatim të Marrëveshjes Tregtare të Trans-Paqësorit. Por shqetësimet janë rritur pas kritikave të vazhdueshme që i bëri Donald Trump kësaj marrëveshjeje gjatë fushatës presidenciale.

Presidenti peruan Pedro Pablo Kuczynski, u tha delegatëve në takim se çdokush që i mëshon idesë së mbrojtjes së tregjeve vendase, duhet të informohet për vitet 1930, duke iu referuar Depresionit të Madh, që sipas shumë analistëve u thellua edhe më shumë nga politikat proteksioniste.

XS
SM
MD
LG