Lidhje

Presidenti Obama viziton Jordaninë


Presidenti Barack Obama vlerësoi Mbretin e Jordanisë Abdullah për qëndrimin që ka mbajtur kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad, duke thënë se Uashingtoni do t’i japë edhe 200 milionë dollarë Jordanisë për ta ndihmuar të përballojë situatën e refugjatëve që po hyjnë në atë vend.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Amman sot pas bisedimeve me Mbretin Abdullah, zoti Obama e ngriti lart monarkun jordanez si të “udhëheqësin e parë arab që i kërkoi zotit Assad të jepte dorëheqjen”.

Mbreti Abdullah, që vuri në dukje se deri në 460 mijë sirianë janë në Jordani, tha se vendi i tij nuk do ta mbyllë kufirin për refugjatët. Ai theksoi nevojën që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë për zgjidhjen e asaj që ai e quajti “katastrofë njerëzore”.

Përveç çështjeve dypalëshe dhe strategjike, dy udhëheqësit thanë se diskutuan edhe çështjen izraelito-palestineze gjatë bisedimeve me dyer të mbyllura.
XS
SM
MD
LG