Lidhje

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma


Presidenti Barak Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në shtetin e Oklahomës.

Në komentet që bëri në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti tha se vemendja e gjithë vendit tani është përqendruar te operacionet urgjente të shpëtimit.

"Populli i distriktit Moore duhet ta dijë se i gjithë vendi është pranë tyre për t'i ndihmuar, sado kohë që të duhet, sepse atje ka shtëpi dhe shkolla që duhen rindërtuar, biznese dhe spitale që duhen rihapur. Atje ka prindër që duhen ngushëlluar, ka edhe fëmijë të trembur të cilët kanë nevojë për dashurinë dhe vemendjen tonë të vazhdueshme," tha Presidenti Obama.

Ai tha se është e sigurtë se "amerikanët nga të gjitha anët e vendit do të qëndrojnë pranë tyre, duke hapur shtëpitë tona dhe zemrat tona për ta, sepse ne jemi një vend që qendron pranë bashkëqytetarëve pavarësisht se sa kohë mund të kërkojë kjo."

"Lutjet tona, tha Presidenti Obama, janë sot me popullin e Oklahomës. Dhe ne do t'i mbështesim këto lutje me vepra."
XS
SM
MD
LG