Lidhje

Obama: Plani i senatit hap i rëndësishëm për zgjidhjen e ngërçit mbi borxhet


Obama: Plani i senatit hap i rëndësishëm për zgjidhjen e ngërçit mbi borxhet
Obama: Plani i senatit hap i rëndësishëm për zgjidhjen e ngërçit mbi borxhet

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se bisedimet e fundit me udhëheqësit e Kongresit arritën pak përparim dhe shoshitën disa çështje. Duke thënë se po afrohet afati dhe negociatat janë në orën e 11 të bisedimeve, presidenti përshkroi planin e ri nga të është quajturit “grupi i gjashtë” senatorëve si një hap të rendësishëm me mundësinë për të afruar të dy palët drejt një kompromisi.

“Plani kërkon të jemi serioz rreth reduktimit të pafre të shpenzimeve, si në shpenzimet e brendëshme ashtu edhe në ato të mbrojtjes, duhet të jemi serioz në trajtimin e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor dhe duhet të kemi të ardhura të tjera.”

Zoti Obama tha se Shtëpia e Bardhë sapo kishte shtënë në dorë planin, të cilin e përshkroi si kornizë. Ndërkohë që shumë prej detajeve të tij mund të mos pajtohen tërësisht me disa prej qasjeve të presidentit, ai tha se diskutimet janë në një fushë të përbashkët.

Presidenti tha se shpresonte që sot, udhëheqësit e Kongresit do të jenë gati t’i përfshihen punës për hartimin e një plani për shkurtimin e defiçitit dhe rritjen e tavanit të huamarrjes prej 14.3 trilion dollarësh.

Në të njëjtën kohë, presidenti tha se është e nevojshme patja e një plani të dytë që udhëheqësit e pakicës dhe shumicës në Senat, Harry Reid dhe Mitch McConnel po punonin, nëse nuk arrihet një marrëveshje e gjerë.

Duke diskutuar rreth shpresës së tij që plani nga një grup i vogël senatorësh dy partiak të çojë drejt një kompromisi, zoti Obama ju referua asaj që e quajti nevojë për vënien menjanë të pompoziteteve politike.

“Nuk kemi më kohë të merremi me veprime simbolike, nuk kemi më kohë për pompozitete, është koha t’i përvishemi punës që të zgjidhim këtë problem.”

Zoti Obama tha se negociata të vështira ndodhen përpara, duke shtuar se vetëm pse Shtëpia e Bardhë bie dakord në parim me kornizën nga grupi i senatorëve dy partiak, një marrëveshje më e gjerë do të duhet ndërkohë që afati po ngushtohet për të gjithë.

XS
SM
MD
LG