Lidhje

Takime Obama-Putin në Pekin


Presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti rus Vladimir Putin janë takuar për pak kohë në kuadrin e një konference në Pekin dhe kanë diskutuar për disa nga çështjet kryesore globale, për të cilat qeveritë e tyre nuk pajtohen.

Zoti Obama dhe zoti Putin, në praninë e presidentit kinez Xi Jinping, shkëmbyen komente, ndërkohë që udhëheqesit po hynin në vendin ku u mbajt takimi i sotëm i Azi-Paqësorit. Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësi amerikan dhe ai rus u takuan tre herë gjatë ditës për gjithsej 15 deri 20 minuta.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Bernadette Meehan tha se temat e përfshira në takime ishin Irani, Siria dhe Ukraina, por ajo nuk dha hollësi të tjera. Edhe zëdhënësi i zotit Putin dha informacione të ngjashme lidhur me diskutimet.

Agjencia Associated Press Citoi zëvendës këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Ben Rhodes të ketë thënë se “SHBA duan që Russia të jetë një forcë stabilizuese për çështe të rëndësishme, duke shtuar se Moska nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, në se “shkel sovranitetin e një vendi fqinj”.

XS
SM
MD
LG