Lidhje

Obama, apel Kongresit për buxhetin


Presidenti Obama i bëri thirrje Kongresit që të shtyjë shkurtimet automatike të shpenzimeve, të caktuara për më 1 mars.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama bëri thirrje që ligjvënësit të miratojnë sa më parë një paketë shkurtimesh të kufizuara të shpenzimeve dhe reforma taksash deri sa të gjejnë “një zgjidhje më të mënçur”, siç u shpreh presidenti, për problemet e borxhit të vendit. Ai e pranoi se arritja e një marrëveshjeje për buxhetin e plotë mund të mos arrihet para 1 marsit. Shkurtimet automatike të programeve të brendshme dhe të mbrojtjes arrijnë shumën e 1.2 trilion dollarëve.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se "pasiguria e krijuar ka pasur ndikim negativ" mbi zhvillimin ekonomik të vendit.

Javën e kaluar, qeveria njoftoi se ekonomia amerikane u tkur papritur në 3 mujorin e fundit të vitit të kaluar për shkak të uljes së shpenzimeve të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG