Lidhje

Presidenti Obama mbron planin e tij për refugjatët sirianë


Presidenti amerikan Barak Obama po vazhdon të mbrojë planet e tij për të pranuar më shumë refugjatët sirianë, këtë radhë në një takim në Malajzi me fëmijë të zhvendosur nga dhuna dhe varfëria. Presidenti ka shkuar në Malajzi për të marrë pjesë në takimin e ASEAN-it.

Barack Obama:

"Çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni?" Nxënësi: "Inxhinier." Obama: "Inxhinier? Unë them se do të bëhesh një inxhinier i shkëlqyer".

Presidenti Obama i siguroi fëmijët refugjatë në Kuala Lumpur se ata kanë një mik të mirë, Shtetet e Bashkuara.

Vizita i dha një tjetër mundësi presidentit kundër atyre që po kundërshtojnë planin e tij për të sjellë 10.000 refugjatëve këtë vit nga Siria e shkatërruar nga lufta.

"Ndihmë për njerëzit që janë të harruar, të diskriminuar, të torturuar, ata që kanë qenë objekt i dhunës së papërshkrueshme, ose që janë ndarë nga familjet në një moshë tepër të re. Kjo është udhëheqja amerikane, e jo kur ne përgjigjemi mbi bazën e frikës", – tha Presidenti.

Presidenti Obama i referohej me këto fjalë shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një grupi të konsiderueshëm të demokratëve në Kongres që me 289 vota pro dhe 137 kundër miratuan një ligj për të vendosur kontrolle më të forta mbi irakianët dhe sirianët që do të hyjnë në vend pas sulmeve të Parisit.

Një i dyshuar i sulmeve në Paris thuhet se hyri në Evropë me një grup refugjatësh sirianë. Ai u vra gjatë një operacioni të policisë.

Shumë amerikanë druhen se ekstremistët islamikë mund ta përdorin programin e sistemimit të refugjatëve sirianë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara dhe për të kryer sulme.

Senatori republikan Ted Cruz, kandidat presidencial, i akuzuoi kolegët e tij të Partisë Demokrate se po mbështesin një strategji jë të mirë për të ndihmuar refugjatët sirianë.

Ted Cruz, senator republikan:

"Ata po mbështesin një politikë që do të sjellë dhjetëra mijëra refugjatë sirianë myslimanë në këtë vend, duke e ditur fare mirë se ne nuk mund të bëjmë kontrolle për të përcaktuar se kush do të vijë këtu për të bërë xhihad".

Presidenti Obama tha se refugjatët do t’i nënshtrohen një procesi rigoroz "verifikimi" para se të lejohen të hyjnë në vend.

E ardhmja e projekt-ligjit për ndryshimin e programit të sistemimit të refugjatëve është e paqartë në Senat, por presidenti Obama ka thënë se nëse është e nevojshme, do t’i vërë veton këtij projekt-ligji.

XS
SM
MD
LG