Lidhje

SHBA, propozim për të pranuar më shumë refugjatë në vitin 2017


Presidenti Barack Obama ka përcaktuar një objektiv të ri, për të lejuar hyrjen e 110 mijë refugjatëve në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit fiskal 2017.

Kjo shifër është rreth 10 mijë më tepër se objektivi i mëparshëm, dhe rreth 30 për qind më tepër se sa këtë vit.

Sekretari Shtetit John Kerry e bëri të njohur këtë pikësynim të Shteteve të Bashkuara në një takim me dyer të mbyllura të komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit.

Hera e fundit kur Shtetet e Bashkuara përcaktuan një objektiv kaq të lartë për sistemimin e refugjatëve ishte viti 1995, kur president ishte Bill Clinton; Ai ra dakord të pranojë 112 mijë refugjatë.

Gjatë vitit fiskal 2015 Shtetet e Bashkuara pranuan vetëm 70 mijë refugjatë.

Zoti Obama mund ta njoftojë zyrtarisht planin para se të marrë pjesë në seancës për refugjatët gjatë takimit të javës së ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG